MENU
klinika

Fjalimi i presidentit të Brazilit

Bolsonaro: Pyjet e Amazonës i përkasin Brazilit

24.09.2019 - 18:32

Presidenti Jair Bolsonaro ka këmbëngulur që zonat braziliane të pyllit Amazon janë territor sovran.

Konservatorët fajësojnë Bolsonaro dhe qeverinë e tij që ka bërë ‘një sy qorr’ ndaj fermerëve që pastrojnë tokën në Amazon, duke shpejtuar shpyllëzimet.

Por në një fjalim në Kombet e Bashkuara në New York, ai tha se ishte një “gabim” i Amazonës dhe “keqkuptim” se pyjet e saj ishin mushkëritë e botës.

“Është ide e gabuar të thuash se Amazon është trashëgimia e njerëzimit dhe keqkuptim i konfirmuar nga shkencëtarët të thuash se pyjet tona të Amazonës janë mushkëritë e botës”, tha ai.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Bolsonaro kritikoi atë që ai e përshkroi si raportim të bujshëm në median ndërkombëtare. ” Këto gabime në vend që të ndihmonin…përdoreshin në një mënyrë mosrespektimi dhe me një frymë kolonialiste,” tha ai.

“Ata madje vunë në dyshim se çfarë konsiderojmë vlerën më të shenjtë, sovranitetin tonë.”

Prania e Bolsonaro në New York ka ngjallur protesta të shumta. Të martën në mëngjes, shumë njerëz protestuan duke mbajtur një kukull gjigande dhe pankarta si “Bolsonaro, urrejtja jote nuk është e mirëpritur këtu” dhe “Bolsonaro, një kërcënim për Tokën”. Më shumë ishin planifikuar para hotelit të tij këtë mbrëmje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Macron nuk shpëtoi dot katedralen"

Brazili refuzon ndihmat për zjarret në Amazonë