MENU
klinika

Maxhorancë-opozitë ulen për reformën zgjedhore

Borchardt: Vendi ka nevojë për dialog e unitet!

25.09.2019 - 10:01

Dialog mes palëve ka kërkuar ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt në konferencën e cila ul maxhoranës e opozitën në bisedime për reformën zgjedhore.

“Është një dialog mjaft me rëndësi. Vendi ka nevojë për dialog e unitet, dhe patjetër që kjo është sfidë e OSBE. Dje parlamenti gjerman, kaloi në mocion që mbështet çeljen e negociatave.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndeishsme është edhe në rekomandimet e OSBE ODIHR.Vitin e kaluar ka patur progres, kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë. Do të diskutojmë sot se cfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor. Këtë pres nga partitë të japin propozime konkretë. Është me rëndësi t’i kthehemi dialogut.

Kjo do ndikojë në reformën zgjedhore. Shpresoj që kjo konference të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jetë një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. E gjitha kjo do të ndikojnë te votuesit shqiptarë, gjithçka bëhet për një sistem të ri zgjedhor. Duhet të marrim një vendim te rëndësishëm: A do e ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor.

Ne nuk mund të bëjmë imponime kemi dhënë rekomandimet tona sa i përket kodit zgjedhor. Kjo konferencë është një mënyrë e mirë për të nisur këtë diskutim. Ju lutem qëndrojini temës sonë. Është një mundësi e mirë për të folur sot me fokus sistemin zgjedhor”. tha Borchardt në fjalën e tij