MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës Supreme

Britani/ Pezullimi i Parlamentit, veprim i paligjshëm

24.09.2019 - 12:37

Vendimi i Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin ishte i paligjshëm, kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Britanisë.

Johnson pezulloi Parlamentin për pesë javë në fillim të këtij muaji, por gjykata tha se ishte e gabuar të ndalësh deputetët në prag të Brexit në 31 tetor.

Presidenti i Gjykatës Supreme, Lady Hale tha se “efekti në themelet e demokracisë ishte ekstrem”. Downing Street tha se ishte “aktualisht duke përpunuar aktgjykimin”.

Ajo tha se 11 gjyqtarët vendosën njëzëri se vendimi për pezullimin e parlamentit ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt. Sipas saj, i takon kryesuesit të parlamentit të vendos për hapat e mëtejshëm.

kolana e librave

Kryesuesi, John Bercow, përshëndeti vendimin dhe tha se parlamenti “duhet të mblidhet pa vonesë”, duke shtuar se ai tani do të konsultohej me liderët e partive.

Kritikët kanë thënë se ky veprim i kryeministrit Johnson, kishte për qëllim të kufizonte mbikëqyrjen e planeve të tij lidhur me procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Një peticion publik kundër pezullimit të parlamentit të kryeministrit amerikan Boris Johnson kaloi numrin e 1 milion nënshkrimesh brenda 24 orëve të para. Përveç peticionit, pati protesta jashtë Pallatit të Westminster në Londrën qendrore.

Johnson thotë se dëshiron të largohet nga BE më 31 tetor me një marrëveshje, por ai është i gatshëm të largohet edhe pa një të tillë, duke respektuar afatin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretëresha aprovon kërkesën

Britani/ Pezullohet Parlamenti