MENU

The Guardian

Britania, toka e krizave të përhershme

02.09.2019 - 15:46

Të dielën e kaluar u bë e ditur se kryeministri britanik Johnson ishte duke planifikuar të pezullontw parlamentin për të ndaluar atë pengimin e Brexit pa marrëveshje.

Johnson nuk kërkoi falje për sjelljen fëmijërore të tij. Në vend të kësaj, ai u përpoq të largonte vëmendjen me një pretekst të paqartë se ai nuk po e pezullon parlamentin për atë arsye, por kështu ai mund të përgatiste fjalimin e Mbretëreshës për fondet e policisë dhe arsimit. Asnjë qeveri nuk ka nevojë të mbyllë parlamentin për të bërë diçka të tillë.

Unë jam i kënaqur që sondazhet tregojnë se 70% e publikut nuk besojnë asnjë fjalë që Johnson ose zyrtarët e tij të shtypit thonë.

Në vitet 1990, Euroskeptikët origjinalë u veshën në flamurin e unionit dhe thanë se po mbronin sovranitetin e parlamentit. Tani ata po e përmbysin atë.

Brexit është një devijim nga problemet tona reale sepse ne nuk mund të shkëputemi nga fqinjët tanë më të afërt dhe partneri më i madh tregtar. Nëse përpiqemi, do të na duhet një ditë të kthehemi dhe të pranojmë atë që na jep BE-ja.

Megjithatë, një krizë e përhershme ka avantazhet e saj. Ëstë atmosfera në të cilën lulëzojnë populistët e sotëm.

Përkrahësit fanatik të Brexit duan që parlamenti të mënjanohet. Gjithashtu ata duan të tregojnë fuqinë e tyre duke luajtur.

Ka një vetëkënaqësi në Britani, mendohet se jemi imunë nga forcat malinje që kanë përfshirë globin. Nëse pezullimi i parlamentit nga Johnson nuk mund ta trondisë Britaninë, a do ta bëjë këtë  një ligj që ndalon Britaninë të miratojë një Brexit pa marrëveshje? o

Së shpejti, ata që besojnë se “nuk mund të ndodhë në Britani” duhet të kuptojnë se asgjë nuk është tani aq “jobritanike” sa qeveria.

Nick Cohen është një kolumnist I The Guardian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgatitjet për Brexit

Boris Johnson nuk duhet nënvlerësuar