MENU
klinika

Detaje

Cakaj takim me Matthew Palmer, zbulon për çfarë diskutuan

26.09.2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Përmes një postimi në twitter Cakaj bën me dije se gjatë takimit me zyrtarin amerikan biseduan mes të tjerash për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Takim i shkëlqyer me përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera, përparësitë e kryesimit të @OSCE të Shqipërisë & ramë dakord të punojnë ngushtë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, shkruan Cakaj.

Ministri në detyrë ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.