MENU

Bomberi kuqezi vazhdon momentin pozitiv

Cikalleshi nuk ndalet/ Shkund rrjetën edhe në Turqi

22.09.2019 - 21:23

Sokol Cikalleshi është “abonuar” me golin, pasi vazhdon të shënojë edhe në Kategorinë e Dytë turke, me skuadrën e Akhisarspor, ku është shndërruar në një titullar fiks.

Një javë më parë Cikalleshi i shënoi portierit laçian Selmani, në ndeshjen Akhisar-Menemen, ndërsa sot shënoi golin e tretë në suksesin 3-1 të ekipit të tij ndaj Hatayaspor.

Sulmuesi kavajas gjeti golin edhe në dy ndeshjet eliminatore të Shqipërisë, përballë Francës dhe Islandës, duke konfirmuar se është në një formë mjaft të mirë.