MENU
klinika

Ditari sekret sheh dritën e botimit

Cila është Ana Franku e Polonisë?

11.09.2019 - 16:26

     Holokausti mbetet një nga njollat e errëta dhe tiranitë më të egra kundër racës njerëzore. Kampet e përqendrimit të Hitlerit, u bënë laboratorët e provave me njerëz të gjallë. Në to, u mbytën, torturuan dhe u bënë eksperimente për fushën e mjekësisë. Shumë njerëz, për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar të tilla tortura, kanë kryer vetëvrasje.

 

 

 

 

Dëshmitë rrëqethëse të përjetimit të torturave cnjerëzore, janë “dokumentuar” nga vetë të burgosurit. Jo vetëm Ana Frank, e njohur dhe e identifikuar me dëshminë e saj vetjake për këtë tragjedi.

Ditari i fshehtë i një adoleshenteje polake, pushkatuar nga nazistët më 1942, Renia Spiegel, pritet të publikohet pas 70 vjetëve, nga koha kur ai ka mbetur i paprekur, në kasafortën e një banke.

 

 

 

 

Ditari i Renias: Jeta e një vajze të vogël në hijen e Holokaustit, pritet të publikohet nga anëtarët e familjes së Renia Spiegelit. Libri i saj, është krahasuar me ditarin e famshëm, nga Anna Frank.

E motra, Elizabeta, ka thënë: Kam lexuar vetëm pak nga libri, sepse kam qarë gjithë kohën”.

Elizabeta, që ka ndryshuar emrin e saj në Ariana, e kujton të motrën, si “vajzë shumë të qetë”.

 

 

 

 

 

Renia Spiegel, nga Przemysl, në juglindje të Polonisë, e ka nisur librin për jetën e saj, që do të publikohet në Britani, më 19 shtator, kur ishte veçse një vajzë 15-vjeçare. Në faqet e para, Spiegel përshkruan bastisjet dhe sesi u fsheh, për t’u ikur nazistëve.

Ajo është pushkatuar në korrik të vitit 1942, në moshën 18-vjeçare, pasi ushtarët gjermanë kishin gjetur shtëpinë ku vajza ishte fshehur./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pabesueshme e vajzës hebreje

Shqipëria nuk e dorëzoi Ana Frankun e saj