MENU
klinika

Dy më të mirët e historisë

‘Çmendet’ Perez/ Nadal-Federer në Bernabeu!

12.09.2019 - 16:54

Nuk është një dëshirë momentale, apo fiksim, por një çmenduri që presidenti Florentino Perez synon ta realizojë.

Numri një i klubit të Real Madridit dëshiron që të zhvillojë një ndeshje tenisi ndërmjet Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në “Santiago Bernabeu”.

Dy më të mirët e historisë duke luajtur në një stadium të stërmbushur që do të thyente rekordet e shikueshmërisë dhe do të regjistrohej në GUINESS.

Numri një i klubit të “Los Blancos” ka folur në lidhje me këtë mendim dhe tregon se e ka planifikuar realisht diçka të tillë.

“Ne e kemi provuar shumë herë që të thyejmë rekordin Guinness për shikueshmërinë në tenis duke organizuar një ndeshje ndërmjet Nadalit dhe Federerit në Bernabeu, por njëherë njëri prej tyre ka qenë i dëmtuar, njëherë janë shmangur nga ndeshja. Ata duket se do të luajnë për gjatë, prandaj ka ende kohë”, – tha Perez.