Skuadra e femrave te Ferinokelit ka thyer një rekord në futbollin e femrave, teksa ka mposhtur me rezultatin 40-0 skuadrën e femrave të Drenicës.
Një rezultat me të vërtetë shumë i thellë, kur e mendon që për 90 minuta të shënohet 40 gola dhe, aq më tepër nga një skuadër. Një rekord në këtë ndeshje ka thyer edhe futbollistja Zelfije Bajramaj e cila ka shënuar plot 22 gola.
Golat e tjerë u shënuan nga Bahtije Miftari dhe Arbenita Curraj me nga 5 gola secila, Rita Olluri dhe Feride Kastari me nga 3 gola, Fatbardha Kastari dhe Arta Bulluçi me nga 1 gol.
Ndonëse ndeshja midis Feronikelit dhe Drenicës për femra ishte në kuadër të Superligës së Kosovë, rezultati i thellë tregon se kjo ndeshje mund jetë luajtur midis një skuadre nga Superliga dhe një skuadre tjetër nga një ligë amatore.