MENU
klinika

Çnjohja e Kosovës

Çekia: Të përmirësojmë gabimin e 2008-ës!

20.09.2019 - 14:18

Presidenti çek, Milos Zeman ka folur përsëri për iniciativën e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

I ftuar në “TV Barandov”, Zeman ka thënë se propozimi i tij për tërheqje të njohjes do të diskutohet në takimin e Politikës së Jashtme Çeke që mbahet në tetor.

Zeman ka shkuar edhe më larg duke thënë se duhet të përmirësohen gabimet e 2008-tës, kur Çekia e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

“Në këndvështrimin tim, duhet të përmirësohet gabimi i bërë nga Qeveria në 2008-tën, ku nuk u respektua rezoluta e përfaqësuesve të Kuvendit të Çekisë, të cilët votuan kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.

kolana e librave

Sipas tij, qeveria e udhëhequr atë kohë nga Mirek Topolanek, bëri një gabim që duhet të përmirësohet.

Kujtojmë se e gjithë çështja me çnjohjen e Kosovës nga Çekia nisi me vizitën e presidentit çek, Milos Zeman në Beograd.

Tashmë, kjo temë është aktuale në mediat serbe, çeke e kosovare.

Nga MPJ nuk kanë pasur një reagim përfundimtar, mirëpo se kanë thënë se çështja e njohjes nga Çekia është temë e mbyllur.