MENU
klinika

Paraqitje pozitive e Strakoshës

Derby shtyllash/ Lazio dhe Roma ndajnë pikët!

01.09.2019 - 21:09

Lazio dhe Roma ndajnë pikët në atë që mund të konsiderohet si derbi i shtyllave.

“Il derby dell Capitale” përfundoi në barazim 1-1 pas një sfide vërtet spektakolare që dhuroi emocione të mëdha sidomos për të pranishmit në stadium që ndodën nga afër ndeshjen magjike që dhuruan Lazio e Roma. Plot 6 shtylla u goditën në këtë sfidë 4 nga bardhekaltrit dhe 2 nga Roma.

Lazio ishte më kërkuese dhe e synoi më shumë fitoren por goli i shpejtë i Kolarov me penallti dhe fati kundër me shtyllat e shumta që goditi sikur i preu krahët skuadrës së Simone Inzaghit.


Në minutën e 59-të, bardhekaltrit gjetën barazimi me Luis Alberton që bëri “çarçaf” mbrojtjen e Romës dhe mposhti portierin Pau Lopez.

Lazio gjeti edhe gol tjetër pak para fundit por iu anulua për një pozicion jashtë lojë. Paraqitje pozitive e Strakoshës në portë që u tregua në lartësinë e duhur edhe në këtë derbi.

Roma me këtë barazim u ngjit në kuotën e 2 pikëve ndërkohë që Lazio numëron 4 të tilla pas në javën e parë mposhti thellë Sampdorian.