MENU
klinika

Askush nuk e priste

Dështoi Neymar/ Barça përgatit shkëmbimin me Juventusin!

01.09.2019 - 13:35

Barcelona nuk arriti të sillte në Camp Nou Neymar, ndërsa Ivan Rakitic duket se i ka ‘mbetur në derë’.

Kroati po mundohet të gjejë strehim tjetër në orët e fundit të merkatos dhe Juventusi është shfaqur në skenë.

Kampionët e Italisë duan kroatin, ndërsa ofrojnë Emre Can si shkëmbim.

Ky i fundit nuk ka arritur të bëjë mirë në Serie A dhe është i hapur për t’u larguar.

Ai nuk do që të vazhdojë më me bardhezinjtë, prandaj pritet vetëm përgjigjja pozitive e Barcelonës që lëvizja të mbyllet me sukses.

Juventusi është gati t’i ofrojë Barcelonës dhe njërin prej Matuidi, Cuadrado, Bentancur dhe Bernardeschin në rast se nuk preferojnë Emre Canin.