MENU
klinika

Detaje

Digjet magazina në Kukës, zjarri rrezikon të përhapet

14.09.2019 - 15:09

Një magazinë është djegur në qytetin e Kukësit.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri rrezikon të përhapet, pasi në brendësi ka kuti bojërash dhe goma, materiale të djegshme.

Ndërkohë, konfirmohet se flakët kanë djegur dhe një makinë që ndodhej brenda magazinës.

Prej gati një ore, forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit.