MENU
klinika

Profil/ Henry Kissinger

“Diplomacia: art i frenimit të pushtetit”

15.09.2019 - 14:01

Menjëherë pasi Presidenti Trump tha që ai do të njoftonte zgjedhjen e tij për të zëvendësuesin e John Bolton si këshilltar të sigurisë kombëtare këtë javë, Uashingtoni ishte në ankth: Po Mike Pompeo? Mund të jetë një ide e mirë. Mund të jetë “Kissingeri i ardhshëm”…

Por kush është Henry Kissinger?

Dr. Henry Alfred Kissinger lindi më 27 maj 1923 në Fürth të Gjermanisë. Është diplomat dhe politikan me shtetësi Amerikane dhe me origjinë çifute.Ishte konsultenti i sigurisë kombëtare të kryetarit amerikan në vitet 1969-1975, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ShBA ndërmjet viteve 1973-1977. Ka qenë nismëtari i zbutjeve të marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe si rezultat është nënshkruar marrëveshja e SALT I në vitin 1972. Në të njëjtën vit u krijuan marrëdhëniet e parë zyrtare me Republikën Popullore të Kinës.

Kissinger ka dhënë mbështetjen për bombardimin e Kamboxhias gjatë viteve 1969-1970. Për kontributet e mëdha në zgjidhjen e problemit të Vietnamit, në vitin 1973 Kissingerit ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqe. Në vitin 1979 ai kontriboi në fillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Izraelit me metodën e ashtuquajtur “Shuffle Diplomacy”.Henry Kissinger është ” mbreti” i politikës së jashtme Amerikane, dhe këtë e ka bërë dhe e bën akoma me këshillat e tij.

Ai tashme i ka kaliar të 90-tat dhe ecuria e kësaj bote e shqetëson ende atë.
Kissinger hyri në politikën amerikane me një libër mbi Kongresin e Vjenës, që duhej të vuloste luftërat dhe betejat civile të Pasrevolucionit francez, duke siguruar një shekull paqe, dhe një të dytë, që fliste mbi politikën e armëve bërthamore. Kjo nuk ishte dhe aq kundërthënëse, sa ç’duket. Armët bërthamore të detyrojnë për vetëpërmbajtje dhe janë mësuesit më të pamëshirshëm.

Henry Kissinger është pothuajse unik në politikën bashkëkohore, në kombinimin e intelektit të thellë dhe një përvoje të jashtëzakonshme si burrë shteti.Vite me vone ai debutoi më librin ” Rendi Boteror” dhe nëse ligjet e natyrës vlejnë, tashmë që ai është 95 vjeç,ky do të jetë me shumë gjasë libri i tij i fundit – Kissinger – dhe “Rendi Botëror” është një përpjekje për të bashkuar të gjithë veprën e jetës së tij, në një koncept teorik. Libri është “veshur” si një kërkim për një rend të ri global që mund të përfshijë të gjithë rendet ekzistues rajonalë. Por ai është, në fakt, një përpjekje për të justifikuar gjithçka që ai ka bërë – nga Kina në Vietnam, si diplomat apo si sekretar Shteti – apo ka argumentuar, gjatë pothuaj shtatë dekadave të fundit.

Kissingeri galopon nëpër historinë europiane nga viti 474 p.e.s deri në ditët e sotme, në vetëm 84 faqe. Për të, momenti i kthesës ka qenë Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që i dha fund luftës 30-vjeçare mes katolikëve dhe protestantëve me një marrëveshje që shtetet nuk do të ndërhynin më në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Në vend të kërkimit për një sistem universal, si një Kinë Imperiale apo në Islamin e hershëm, Europa zhvilloi një sistem pluralist shtetesh që konkurronin mes tyre. Rendi ndërkombëtar po ruhej përmes një ekuilibri të fuqive. Më e rëndësishmja, Vestfalia ndau politikën e jashtme nga politika e brendshme.Kapitujt e mëpasshëm mbulojnë konceptin e rendit botëror në Islamin e hershëm – “në të njëjtën kohë një shtet, një super shtet shumëetnik dhe një rend i ri botëror” – në Persi, në Azi dhe në fund në qasjen amerikane – “e bindur se parimet e saj të brendshëm ishin natyrshëm universalë”. Ai beson se e vetmja mënyrë për të shmangur përsëritjen e historisë, qëndron në krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha, bazuar në sistemin e Vestfalisë dhe ekuilibrin e fuqive, që tani duhet të zbatohet globalisht dhe jo vetëm rajonalisht. Megjithatë, ajo që e bën librin interesant, nuk është ky argument sipërfaqësor por nënteksti, teksa Kissingeri përpiqet që të justifikojë tre temat e mëdha që kanë dominuar mendimin dhe veprën e jetës së tij.

E para është gara në diplomaci mes realistëve dhe idealistëve. Heronjtë e zgjedhur prej tij, përfshirë Richelieu-në, Tayllerand-in dhe Metternich-un si dhe Teddy Rooseveltin, e bëjnë të qartë se cili është qëndrimi i tij. Kissingeri përçmon Uilsonin, themeluesin e “degës” idealiste të politikës së jashtme amerikane. Kissingeri beson se idealizmi i tepruar në politikën e jashtme është i rrezikshëm: ‘Recetat morale pa e vrarë mendjen për ekuilibrin… kanë prirjen që të çojnë ose drejt kryqëzatave, ose drejt një politike të pafuqishme”. Kissingeri ilustron besimin e një jete tek Realpolitika, përmes një kritike të qasjes së Perëndimit ndaj Pranverës Arabe, ku ai mendon se u treguam jo të mençur teksa u udhëhoqëm prej idealizmit.

Tema e dytë është magjepsja e Kissingerit pas ekuilibrit të fuqive si një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve mes shteteve, temë e punimit të tij të parë si një akademik i ri mbi Kongresin e Vienës, i cili ka prodhuar periudhën më të gjatë të paqes në Europë. Kissingeri beson se ky nuk është vetëm një sistem i përshtatur për Europën e shekullit 19, por një sistem i pakohë dhe universal. Sigurisht, triumfi më i madh i politikës së jashtme që mban firmën e atij vetë ka qenë zhvendosja e ekuilibrit të fuqive në drejtim të Amerikës, duke e larguar Kinën prej Bashkimit Sovjetik në vitin 1972.

Tema e tretë është parimi i mosndërhyrjes, që ndodhet në themel të sistemit vestfalian. Kissingeri flet me admirim për funksionimin e sistemit në Azinë moderne, që do të thotë se dallimet mes shteteve zgjidhen përmes ndërveprimit të heshtur diplomatik dhe jo përmes luftës (ai nuk përmend koston e tolerimit të diktaturave të tmerrshme). Kissingeri thekson vlerësimin e madh që ka për Xhorxh Bushin e ri, por më tej kritikon politikat e tij intervencioniste në Afganistan dhe Irak.

Kissingeri i argumenton në mënyrë brilante të gjithë këto tema. Por në fund, është e vështirë të biesh dakord me të, që një rend i ri botëror kërkon të kthehemi pas në sistemet e shekujve 18 dhe 19. Bota ka ndryshuar – ai as nuk e përmend terrorizmin, një prej sfidave më të mëdha të botës së sotme. Nuk është e lehtë as të biesh dakord me relativizmin e tij moral. Ai dëshiron të shmangë një garë globale të ideologjive – por ne pikërisht këtë kemi, dhe rendi botëror kinez nuk është aspak i njëjtë me tonin. Të rinjtë nëpër botë mund të blejnë produkte kinezë, por ata nuk do të donin të jetonin nën një sistem kinez.

Kissingeri argumenton kundër valës së historisë. Ai ankohet se ndarja mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme po shkon drejt zhdukjes. Por njerëzit nëpër botë thjeshtë nuk janë gati që të rrinë e të vështrojnë genocidin në Ruandë apo masakrat në Bosnje, pa lëvizur gishtin në emër të parimit të mos-ndërhyrjes. Zhvillimi i “Të drejtës për të mbrojtur”, që nga ndërhyrja e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 do të thotë që debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës.

33 shprehje lidershipi nga Henry Kissinger

1- Mungesa e alternativave e boshatis mendjen mrekullisht.

2- Çfarë udhëheqësit politik vendosin, shërbimet inteligjente tentojnë të justifikojnë.

3- Asnjë shtet nuk mund te veprojë me mençuri njëkohesisht ne çdo pjese te globit ne çdo moment te kohes.

4- Lideri nuk e meriton kete emer nese nuk eshte i prirur qe rast pas rasti te qendroje edhe i vetem.

5- Nje lider qe e kufizon rolin e tij ne pervojen e njerezve te tij e denon vetveten me vendumero; nje lider qe i shperfill pervojat e njerezve te tij ka rrezikun te mos kuptohet.

6- Pranoje veten tende ne teresi – absolutisht ne teresi. Ti je ti fillim dhe mbarim – mos u shfajeso, mos te vije keq.

7- Arti eshte shprehje ne laborator e gezimit te njeriut.

8- Te bekuar jane njerezit lideret e te cileve mund ta shikojne fatin drejt e ne sy pa iu dridhur qerpiku, por gjithashtu po tentuar te luajne rolin e Zotit.

9- Diplomacia: art i frenimit të pushtetit.

kolana e librave

10- Çdo sukses vetem blen nje bilete pranimi tek nje problem me i veshtire.

11- Edhe nje paranoid mund te kete armiq.

12- Postet e larta te mesojne vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojne kapital intelektual; nuk e krijojne ate. Zyrtaret me te larte largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me te cilat hipen ne post; ata mesuan si te marrin vendime, por jo se çfare vendimesh te marrin.

13- Nese tetedhjete per qind e shitjeve tua vijne nga njezet per qind e mjeteve tua, atehere mbaji ato njezet perqind.

14- Nese do te kapesha rob ndonjehere, nuk dua bisedime – dhe nese do te kerkoja bisedime me pengmarresit, ata do ta shikonin kete si nje shenje shtrengimi.

15- Diçka qe ka per t’u bere publike, me mire te behet publike menjehere.

16- Nese nuk e di se ku po shkon, çdo rruge te çon ty ne askund.

17-Ne kriza linja me e guximshme eshte shpesh me e sigurta.

18- Lideret nuk jane pergjegjes per kryesimin e anketave te opinionit publik, por per pasojat e veprimeve te tyre.

19- Vetepermbajtja eshte nje virtyt vetem per ata qe mendohet se e kane nje alternative.

20- Shume politika te jashtme te cilat historia i ka çmuar lart, ne cilindo vend, e kane pasur zanafillen tek lidere te cilet i kishin kunder ekspertet.

21- Javen tjeter nuk mund te kete kriza. Une do te jem i zene deri ne fyt me pune.

22- Nentedhjete perqind e politikaneve iu japin dhjete per qindeshit tjeter nje reputacion te keq.

23- Asnje politike e jashtme – sado gjeniale – nuk mund te kete sukses nese ka lindur ne mendjet e pak vetave dhe nuk eshte ne zemren e asnjerit prej tyre.

24- Askush nuk mund ta fitoje ndonjehere betejen midis gjinive: ka teper vellazerim midis armiqve.

25- Pushteti eshte nje afrodiziak i jashtezakonshem.

26- Mungesa e alternativave i kthjellon mendjet mrekullisht.

27- Ushtria konvencionale humb nese nuk fiton. Ushtria partizane fiton nese nuk humb.

28- Sa me gjate qe kam qene jashte postit, aq me i pagabueshem me duket vetja.

29- Gjeja e bukur e te qenit i famshem eshte se, nese i merzit njerezit, ata mendojne se eshte faji i tyre.

30- Detyra e burreshtetasit eshte te ndertoje ure midis pervojes se kombit dhe vizionit te tij.

31- Qellimi i liderit eshte ta marre popullin e tij prej aty ku ndodhet dhe ta çoje atje ku nuk ka qene.

32- Nderkohe qe ne nuk i shkelim kurre parimet tona, ne duhet ta kuptojme gjithashtu se nuk mund t’i mbajme parimet tona nese nuk mbijetojme.

33- Nuk mund te besh lufte ne Lindjen e Mesme pa Egjiptin dhe nuk mund te besh paqe pa Sirine.