MENU
klinika

Çfarë ndodhi dje në koncertin e reperit?

Dokumentari/ Capital T ‘shokon’ fansat…heq dorë nga muzika?

21.09.2019 - 16:03

Ditën e djeshme në sheshin NËNË TEREZA është mbajtur koncerti Time Capsule i këngëtarit Capital T.

Mijëra të pranishëm u panë prezent në koncertin recital të reperit që njëherësh shënon edhe një nga ngjarjet më kulminante në karrierën e tij. Një koncert i cili prej rreth 3 orësh ishte tërësisht LIVE dhe muzika e luajtur nga një band.

Ky ishte një koncert që prej 5 vitesh Kapo e kishte ëndërruar dhe më në fund u realizua edhe pse u shty për shkaqe të motit një ditë pas datës së planifikuar.

Trimi, i njohur si Capital T, ka ndarë me publikun dhe një pjesë të një dokumentari të tij ku ka treguar që për herë të parë ka prekur mikrofonin kur ishte në një kamp refugjatësh e që aty i nisi dëshira për të kënduar dhe për të arritur sot aty ku është.


Diçka i bëri shumë përshtypje publikut pasi në fund të dokumentarit i cili nuk përfundoi Capital T tha se kam menduar të bëj muzikë, kam menduar të heq dorë nga muzika , poor… Por këtu ndaloj gjithçka dhe filloi sërish performanca e ne duhet të presim për dokumentarin për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë këngëtari.

Skena e ngritur në sheshin “Nënë tereza”, përveç Kapos, solli në skenë edhe shumë artistë të tjerë si: Yll Limani, Alban Skënderaj dhe Majk që e shoqëruan reperin shqiptar gjatë koncertit të tij recital.
Por u vunë re edhe mungesa si Dhurata Dora, Mc Kresha, 2po2 , Elvana Gjata.

Mbi të gjitha ky ishte një koncert që për herë të parë në Shqipëri solli risi të mëdha në teknologji dhe inovacion dhe e gjithë kjo në vulën e Capital T.

/Dejvis Nikollaj