TIFF- Tirana International Festival Film, vijon në kryeqytet. Më shumë se 200 filma të rinj, janë transmetuar dhe priten të shfaqen, për mbarë publikun artdashës. Interesi dhe kureshtja është thuajse në të njëjtat ritme me ato të garës, në sallat e kinemasë “Millenium”.
Festivali i këtij viti vjen me slloganin “TRANZITION”, për të kujtuar dhe parë sesi kanë rrjedhur ngjarjet që në kohët kur Shqipëria, përballej me ndryshimet historike kundër komunizmit.
Drejtori i këtij eventi, Agron Domi, rrëfen sesi është konceptuar festivali, se çfarë vendi zë kinemja shqiptare aty, sigurisht, duke mos lënë pa përmendur regjisorin dhe producentin e ndarë nga jeta pak kohë më parë, Gjergj Xhuvani – një nga emrat simbol të filmit të pas viteve ’90-të, në Shqipëri.
Ndërkohë, filmat shqiptarë pjesëmarrës janë: “Shtëpia e Agës”, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” etj – prodhime kosovare, këto. Duhet thënë, se Kosova ka një aktiviteti të pasur e të larmishëm, sidomos sa i takon filmit me metrazh të shkurtër.
(“Open door”)
Si përfaqësues mirëfilli i kinemasë së pjesës këtej kufirit, Shqipërisë, është filmi “Open door”, premirë në Tiranë, pas asaj në Sarajevë./Konica.al