MENU
klinika

Qëllimi i projektit

DPSHTRR do të dixhitalizojë arkivat e mjeteve dhe drejtuesve

08.09.2019 - 14:14

Të paktën 64 shërbime ofrohen sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ku pjesa më e madhe e tyre falë informatizimit të sistemit mundësohen në afate të shkurtra kohe.

Por në funksion të përmirësimit të shërbimit duket se ka lindur nevoja e dixhitalizimit të arkivave të DPSHTRR si kusht për lehtësimin e proceseve të punës. Në një njoftim të bërë nga ky autoritet pranë Agjencisë së Prokurimit Publik kërkohet që të bëhet skanimi dhe indeksimi i një sërë arkivave duke nisur nga ajo kombëtare e mjeteve tek ajo e drejtuesve.

Referuar dokumenteve aktualisht DPSHTRR ka të informatizuar pjesën më të madhe të shërbimeve që ofron, por për disa shërbime si në rastin e leje drejtimit apo mjeteve të vjetra kur këto nuk janë pjesë Regjistrit Elektronik, kërkohet konfirmim nga sektori i arkivës kombëtare pranë DPSHTRR dhe me pas vazhdohet me ofrimin e shërbimit.

“Për këtë arsye, ka lindur si nevojë dixhitalizimi i arkivave fizike si dhe integrimi i tyre në sistemet aktuale. Aktualisht DPSHTRR ofron shërbimet e tyre në sportele e saj të shërbimit në të gjitha drejtoritë rajonale ku qytetarët dhe bizneset paraqiten fizikisht për të marrë këto shërbime.

Arkivat dokumentare janë si më poshtë: a)arkiva kombëtare e mjeteve në DPSHTRR, arkiva kombëtare e drejtuesve të mjeteve në DPSHTRR, arkiva rajonale e mjeteve, arkiva rajonale e drejtuesve të mjeteve, arkiva qendrore e mjeteve, arkiva qendrore e drejtuesve të mjeteve.

Sistemi që kërkohet të ndërtohet do të përdoret nga arkivat e DPSHTRR-es dhe nga operatori ekonomik do të skanohen regjistrat në arkivin e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë. Pjesa tjetër do të dixhitalizohet nga stafi i arkivave në vijim, pas trajnimit të marrë” thuhet në dokumentet e DPSHTRR.

Qëllimi i projektit lidhet me tre pika specifike ndërtimi i një sistemi për dixhitalizimin, perpunimin, organizimin dhe indeksimin e librave dhe regjistrave të arkivës dokumentare të DPSHTRR tek furnizimi, instalimi dhe konfigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë projekt apo procesi i dixhitalizimit dhe indeksimit për arkiven e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë.