MENU
klinika

Raporti i Komisionit të Venecias

Draft-Raporti/ Presidenca: Kodheli nxori sekretin para kohe…

28.09.2019 - 10:20

Një ditë pasi Komisioni i Venecias në Draft-Raportin për Presidentin Meta, tha se ky i fundit kishte shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, ka ardhur një reagim edhe nga zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Sipas pretendimeve të Blushit ky vendim i Venecias nuk ishte një sekret pasi sipas tij këtë gjë e dinin nga radhët e qeverisë. Blushi ka shpërndarë edhe një video të ish-ministres Mimi Kodheli e cila thotë se Komisioni i Venecias kishte arsyetuar se Meta ka bërë shkelje.

Kjo deklaratë është bërë më datë 10 shtator të këtij viti dhe zëdhënësi i Presidentit ka ironizuar duke e quajtur si një nxjerrje sekreti ‘para kohe’.

“Kur Mimi nxjerr sekretin para kohe…ha ha” shkruan Tedi Blushi krahas video. Edhe ditën e djeshme Presidenca e ka quajtur Draftin e Komisionit të Venecias si një Trakt i porositur. Në reagimin e dytë të bërë dje nga Presidenca, ata kapen me datën draft-raportit në versionin anglisht. Dokumenti mban datën 29, ditë kur pritej të publikohet zyrtarisht, por ai është bërë publik më herët i marrë në rrugë jo zyrtare nga gazetarët.


Edhe vetë ministrja Kodheli deklaratën e të cilës e ka përdorur si kundër përgjigje nga zëdhënësi i Presidentit, deklaron se ka dëgjuar dhe ka informacione që Venecia do të vendos kundër Metës. Me pak fjalë shqyrtimin paraprak për Metën,Venecia mund ta ketë marrë me kohë ndërsa ka pritur datën zyrtare që të publikohet.

Nga ana e tyre Komisioni Venecias thotë se anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit shqiptar bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, apo një marrëveshje të gjerë politike. Por në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar.

“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetute e në ligj.” thuhet ndër të tjera në Draft-Raportin për Metën.