MENU
klinika

Filmi sukses në Zvicër

“Drita” rrethi vicioz i errësirës në kinema

27.09.2019 - 13:39

       Një hakmarrje, për të vënë në vend drejtësinë e mohuar.

Ngjarja që e sheh këtë akt të rëndë vetëgjygjësie, si përgjigje ndaj padrejtësive që i bëhen njeriut në jetë. Kështu nis cikli i mbyllur i shkatërrimit. Drita humb jetën për shkak të një hakmarrjeje.

Ngjarja fatale ndodh pikërisht atëherë, kur i dashuri i saj, Flamuri, kthehet në Prishtinë. Kështu përshkruhet filmi “Drita”, me regjinë e amerikanit Daniel Kruglikov, në faqen online të Festivalit të Filmit në Zürich.

 

 

 

 

Kritika e ka vlerësuar filmin si një poemë tërheqëse kinematografike, për luftën me traditën, nevojën për ndryshim dhe fuqinë e dashurisë.

Në edicionin e 15-të të këtij festivali, çelur ditën e enjte, do të debutojë edhe filmi dramatik, që trajton një histori të dhimbshme hakmarrjeje në Kosovë. I xhiruar në nëntor të vitit të kaluar, në rolet kryesore vijnë aktorët: Arta Dobroshi, Genc Jakupi dhe Florist Bajgora. Po ashtu, interpretojnë aktorët Armond Morina dhe Ilire Vinca.

 

 

 

 

“Flamuri e di kush është ekzekutuesi i saj, por çfarë duhet të bëjë ai, me këtë informacion? Për ikanakun Flamur, jeta ka pasur vetëm dhunë dhe luftë; atij iu desh të arratisej. Drita, sidoqoftë, nuk mund të ikte. Familja e saj ishte ajo që e mbante, violina, kultura: ajo ishte në shtëpinë e vet, në Kosovë”, – thuhet në përshkrimin e filmit të publikuar, në faqen zyrtare të Festivalit të Filmit në Zürich. “Kështu, ai lë pas vetes dashurinë e jetës, duke e çuar atë drejt mjerimit. Drita kuturiset në një cikël shkatërrimtar hakmarrjeje, ku rivalët bëhen njësh me dhunën, ndërsa jeta bëhet njësh me vdekjen. Si mund të kalohet ky rreth?”

Regjisori dhe skenaristi David Kruglikov, ka një përvojë disavjeçare, kryesisht në filmat me metrazh të shkurtër: “Lula” (2007) dhe “Farewell” (2011), janë dy prej projekteve të regjisorit, që i kanë paraprirë “Dritës”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit