08.09.2019 - 15:51
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 15 të qytetit.
Viktima është ende i paidentifikuar dhe rreth 40 vjeç.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.