Siguria e rrjeteve sociale është një temë që diskutohet shumë shpesh, megjithatë çdo ditë edhe më shumë rritet numri i hakerave.
Së fundmi një situatë e pakëndshme që lidhet me Instagram-in u ka ndodhur dy këngëtaret e njohura shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por këngëtareve u kanë vjedhur profilet e tyre zyrtare në Instagram dhe kjo gjë i ka shqetësuar shumë.
Si fillim fenomeni i ndodhi Venera Lumanit, ku u vu re nga fansat se një person me origjinë turke, i kishte hyrë në Instagram dhe kishte postuar disa foto në Instastory. Tashmë Instagrami i Venerës është i mbyllur dhe ajo nuk ndjek më asnjë njeri.
Pak më vonë e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Juliana Pashës, e cila ka njoftuar se është duke u munduar ta rimarrë, megjithatë momentalisht ka hapur një të ri.