12.09.2019 - 21:44
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bën mjaft mirë me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesesen e Kosovës.
Shtatlarti po shënon rregullisht dhe kjo ka zgjuar interesin e shumë klubeve të njohura.
Fanatik shkruan se në sfidën ndërmjet Anglisë dhe Kosovës (5-3), Tottenhami kishte dërguar skautë për të vëzhguar nga afër sulmuesin kryesor të kosovarëve.
Largimi i Fernando Llorentes dhe Vincent Janssonit ka bërë që Tottenhami të ketë nevojën e një sulmuesi që të zëvendësojë Harry Kane, pasi vështirë se kapiteni mund të konkurrohet.
Muriqi kaloi në verë te Fenerbahçe dhe ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2023.