MENU
klinika

Sapo doli nga deti në Sarandë

Vdes pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit!

08.09.2019 - 13:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ditën e sotme.

Sipas informacioneve, një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.