MENU
klinika

Shumë zhurmë për asgjë

E tashmja dhe e ardhmja/ Mbyllet ‘telenovela’ Neymar!

02.09.2019 - 10:57

Neymar qëndron në Paris por nuk dorëzohet dhe punon për sezonin e ardhshëm.

Braziliani është i vetëdijshëm për vështirësitë financiare të Barcelonës dhe investimin e madh që kërkon një operacion i tillë këtë sezon, për këtë arsye duke dashur vetëm rikthimin në “Camp Nou”, ka vendosur të qëndroj dhe një vit në Paris për tu rikthyer më pas në shtëpi.

Të gjithë mediat spanjolle bashkohen në këtë pikë: Neymar preferon të qëndroj dhe një vit me PSG për të zbutur transferimin e tij tek Barcelona. Ky version mbështet edhe nga disa burime pranë sulmuesit brazilian. Ky vendim i Neymar i shkon përshtat edhe Leonardos, PSG është në emergjencë të plotë këtë sezon, nëse nga Parisi do të largohej edhe Neymar, situata do të ishte alarmante.

Neymar shpreson shumë që Barcelona të shfaq të njëjtën dëshirë edhe sezonin e ardhshëm, për të vënë më në fund në jetë një rikthim të tij në Barcelonë.

Nëse kjo nuk do të ndodh, Neymar nuk ka ndërmend të qëndrojë sërish në Lige 1, në këto kushte Real Madrid do të përfshihej dhe një herë në negociata.