MENU
klinika

The Economist

Ekipi i ri i Von der Leyen, një fitore për Macronin

11.09.2019 - 12:25

Emmanuel Macron po kalon një verë të mirë.

Në korrik, drejtuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian emëruan Ursula von der Leyen, asokohe ministren gjermane të mbrojtjes, president të Komisionit Evropian.

Christine Lagarde, franceja, kreu i FMN, do të udhëhiqte Bankën Qendrore Evropiane; Charles Michel, kryeministri belg dhe një aleat i Macron, u zgjodh për presidencën e Këshillit Evropian; dhe Josep Borrell, Ministri i Jashtëm i  Spanjës, si përfaqësuesi i radhës i BE për punët e jashtme.

Më 10 shtator, Von der Leyen prezantoi komisionerët në një konferencë shtypi shumë-gjuhëshe në ndërtesën e Berlaymont në Bruksel. Ishte një ditë tjetër e mirë për presidentin francez.

Sipas propozimit të Von der Leyen, Parlamenti Evropian mban seanca konfirmimi përpara se komisioni i ri të marrë detyrën në 1 nëntor.

Margrethe Vestager do të qëndrojë si komisionere e konkurrencës dhe Frans Timmermans, një socialdemokrat holandez, do të jetë në krye të “marrëveshjes së re të gjelbër” të Evropës. Dhe Valdis Dombrovskis, do të drejtojë në çështjet ekonomike dhe financiare.

Von der Leyen dëshiron të përmirësojë objektivin e BE-së për emetimet e karbonit për 2030 në një ulje prej 55% nga nivelet e 1990. Në të njëjtën kohë, e alarmuar për copëtimin e BE-së, ajo dëshiron të shuajë mosmarrëveshjet midis dhe brenda vendeve anëtare.

Vestager dhe Goulard do të bëjnë një ekip të fortë për të menaxhuar teknologjinë e re dhe për të gjetur një ekuilibër midis tregjeve të hapura dhe strategjisë industriale per tju përgjigjur gjigandëve të rinj industrialë nga Kina dhe Silicon Valley.

Të gjitha këto përputhen me strategjinë e Macron. Presidenti francez jo vetëm që ka aleatë, që nga Von der Leyen dhe Lagarde e deri tek Vestager dhe Zonja Goulard, por e gjithë struktura dhe programi i komisionit të ri përputhet me shpresat e Macron për Evropën.

Propozon më shumë autonomi gjeopolitike, një ekonomi më të gjelbër, struktura më të thella politike, më shumë kohezion dhe më shumë “realizëm” për përparimin drejt vlerave liberale në Evropën qendrore dhe lindore.

Presidenti francez është figura mbizotëruese në politikën evropiane sot. Me Von der Leyen ai duket se ka një aleat me mendime të njëjta me të në Bruksel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen