MENU
klinika

"Deri në vitin 2021 do jenë falas"

Elbasan/ Balla asiston shpërndarjen e librave falas!

08.09.2019 - 14:43

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla asistoi procesin e shpërndarjes së librave shkollorë në një nga shkollat e njësive administrative në Elbasan.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, deputetin Arben Kamami dhe drejtues të zyrës arsimore ata u ndalën në shkollën 9-vjeçare në fshatin Shushicë.

“Për ne është një kënaqësi e veçantë që procesi i shpërndarjes së librave ka ecur mbarë dhe këtu në këtë shkollë është drejt përfundimit. Është bërë një punë e mirë nga drejtuesit, që jo vetëm të njoftohen prindërit, por edhe të sqarohet gjithë kjo procedurë e shpërndarjes së librave. Vetëm në këtë shkollë, rreth 75% e nxënësve nga klasa e I-IX i marrin librat falas.
Librat falas janë nga klasa e I-IV, ne jemi angazhuar që deri në vitin 2021 librat të jenë falas deri në klasën e IX.

Por, për shkak të përfshirjes në skemën e ndihmës ekonomike, apo në skema të tjera të mbështetjes sociale, në këtë shkollë 75% e nxënësve i marrin librat falas. Meraku ynë i vetëm është që fëmijët të kenë kujdes për librin. Libri është miku më i mirë dhe si mik i mirë duhet të trajtohet si i tillë. Jo vetëm ta lexoni, por edhe të kujdeseni për të”, tha Balla.

kolana e librave

Kryetari i Bashkisë e vuri theksin tek infrastruktura shkollore e cila po bëhet gati për 16 shtatorin kur nis viti i ri shkollor 2019-2020:

“Bashkia e Elbasanit po rikonstrukton një pjesë të shkollave që të bëhen gati për vitin e ri shkollor. Kemi marrë masat që ambientet të jenë të rregulluara dhe të mirëpresin nxënësit në këtë vit shkollor. Asistuam sot në shpërndarjen e librave falas, është një proces që ndihmon, jo vetëm nxënësit, por na ndihmon të gjithëve në botëkuptimin tonë, për librin, për arsimin dhe për dijen.”

Libra falas përfitojnë edhe kategoritë e veçanta, ku përfshihen familjet me ndihmë ekonomike, komuniteti rom, egjiptian dhe fëmijë, prindërit e të cilëve paguhen me pension invaliditeti.
Po ashtu, i përfitojnë librat falas në sistemin 9 vjeçar ata nxënës të cilët janë fëmija i tretë në një familje me 3 fëmijë në shkollë. Librat shkollorë kalojnë nga njëri brez në tjetrin, pra nxënësit i dorëzojnë kur mbarojnë ciklin shkollor, por këtu përjashtohen klasat e para.

Çdo nxënës i klasës së parë librat i merr të rinj dhe jo nga viti paraardhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligji për dekriminalizimin do të ndryshojë!

Rasti i Shkodrës, Balla: Rama gati amendamentet