MENU
klinika

Kush është Elona Hodaj?

Emërohet drejtoresha e re e Kadastrës së Vlorës

19.09.2019 - 13:08

Emërohet drejtoresha e te e Kadastrës sa Vlorës, Elona Hodaj.

10 ditë më parë u komandua në këtë detyrë Alteo Nazëraj për shkak të problematikave e specifikave në qarkun e madh të jugut.

Nazëraj qëndroi si drejtor i komanduar deri në emërimin e drejtoreshës së re, emërim i cili është zyrtarizuar sot.

KUSH ËSHTË ELONA HODAJ

Elona Hodaj (Kurti) lindi në Himarë, më 06 shtator të vitit 1984. Ka përfunduar studimet e larta në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, në Fakultetin Ekonomik gjatë periudhës 2003-2007, si dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare në Financë në universitetin “Pavarësia” Vlorë, gjatë periudhës 2012-2014. Elona Hodaj më parë ka punuar si Shefe Kabineti në Bashkinë Vlorë gjatë periudhës 2013-2016 dhe si Zëdhënëse e Kryetarit të Bashkisë Vlorë për periudhën 2007-2013.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN