MENU

Detaji më emocionues i ndeshjes

Veç golave, Angli-Kosovë na dhuroi dhe këtë foto…

11.09.2019 - 21:01

Përfaqësuesja e Kosovës u përball mbrëmjen e së hënës me Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Përtej asaj çka u pa në fushë, një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, një detaj shumë interesant ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për operatorin Chris James.

Ju do të pyesni pse pikërisht ai, kur në një ndeshje janë dhjetëra operatorë…

Rastësia është mbreti i botës dhe kjo shprehje mund të themi se vlen në këtë rast.

Dje Chris James ka filmuar ndeshje e përfaqësueses së Kosovës, një shtet i lirë… por 22 vite më parë, në vitin 1997, Chris James ka xhiruar në Kosovë situatën e tensionuar dhe fillimet e luftës me Serbinë.

Gazetari i ITV Sport, Garbiel Clarke tregon se James ka qenë reporter në atë kohë, duke filmuar operacionet ushtarake ndërkombëtare dhe rolin e Britanisë së Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luanët thyejnë Dardanët 5-3

Kosova e rekordeve bie në Angli!