MENU
klinika

Kënga me një histori të mrekullueshme

Era Istrefi këndon shqip në hitin me Yellow Claw dhe Offset

20.09.2019 - 17:51

Vetëm pak minuta më parë është publikuar bashkëpunimi më i ri i këngëtares shqiptare Era Istrefi me artistët e huaj Yellow Claw dhe Offset, i cili na u fiksua që me të parën herë që e dëgjuam!

Videoklipi i dedikohet historisë reale të një çifti, të cilët ishin fansa të mëdhenj të grupit Yellow Claw.

Gjatë videoklipit, djali rrëfen se ai ishte i pari që ishte fiksuar pas grupit Yellow Claw, për të cilin grindej shpesh edhe me partneren e tij. Ajo bëhej xheloze pasi i dukej se partneri i kushtonte më shumë rëndësi “Yellow Claw” sesa asaj.

Mirëpo, me kalimin e kohës Yellow Claw kishte filluar t’i pëlqente dhe grupi ishte arsyeja që ata u afruan më shumë me njëri-tjetrin.

Madje, në njërin prej koncerteve të tyre, djali i kishte propozuar partneres për martesë në skenë, në sy të Yellow Claw dhe miliona fansave të pranishëm.

Historisë së tyre Yellow Claw i ka dedikuar këngën “Let’s Get Married” në bashkëpunim me Era Istrefin dhe Offset.

Gjatë këngës, Era dëgjohet të këndojë një pjesë shqip: “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo” dhe s’mund të ishim më të lumtur se kaq!

Për më tepër, dëgjoni këngën!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ata që po shqetësoheshin"...

E akuzuan se vodhi këngën, reagon Era Istrefi