MENU
klinika

Deklarata e fortë

“Erdhi dita të thyejnë qafën ata që shkatërruan Kosovën”

14.09.2019 - 21:50

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes dhe njëherësh kandidat për kryeministër, shprehet se ka ardhur koha që ta thyejnë qafën ata që e dëmtuan ekonominë, zvogëluan popullsinë dhe prishën imazhin e vendit.

“Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin”, është shprehur Kurti.

kolana e librave

Fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator por partitë në Kosovë po intensifikojnë përditë dhe më shumë veprimet e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi në Prishtinë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Albin Kurti premtoi se ndër vendimet e para që do të marri kur të bëhet kryeministër, do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, duke zvogëluar numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe këshilltarëve.