MENU
klinika

Kritikat e presidentit turk

Erdogan: Bota është më e madhe se 5 shtete

22.09.2019 - 14:31

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sot në Stamboll Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke thënë se nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen izraelite.

Erdoğan foli në konferencën për gazetare në aerportin Atataturk në Stamboll, para nisjes për në SHBA ndëra arsyeja për vizitën e tij në SHBA është adresimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Të gjitha përgatitjet përgjatë kufirit me Sirinë janë kryer. SHBA-të janë partneri ynë strategjik, partneri ynë në NATO, tashmë një kohë të gjatë gjatë viteve vazhdojmë partneritetin tonë strategjik. Dëshira jonë nuk është të jemi në situatë kundër SHBA-ve. Po ashtu nuk kemi atë luks që të vëzhgojmë dhe anashkalojmë mbështetjen e SHBA-ve ndaj organizatave terroriste. Mbështetja e tyre për organizatat terroriste si YPG/PKK është e qartë”, tha Erdogan.

Ai kritikoi KS të OKB-së, duke thënë se “bota është më e madhe se pesë”, duke aluduar për pesë anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së.

Seanca e 74-të e Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet në SHBA në 21-25 Shtator.

Erdogan njoftoi gjithashtu emërimin e Ambasadorit Volkan Bozkir për presidencën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB deri në shtator 2021.

“Të gjitha përgatitjet tona kanë përfunduar përgjatë kufirit. Ne jemi së bashku me SHBA në NATO dhe kemi vazhduar partneritetin tonë strategjik për shumë vite, “tha Erdogan për krijimin e një zone të sigurt në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Erdogan theksoi se Turqia do të largojë organizatat terroriste me krijimin e një zone të sigurt. Sipas Ministrisë Kombëtare të Mbrojtjes së Turqisë, patrullimet e përbashkëta bëhen si pjesë e një marrëveshjeje mbi krijimin e planifikuar të një zone të sigurt në veri të Sirisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN