MENU
klinika

Ja cila është "lodra e re"

Ermal Fejzullahu tashmë me një koleksion të ri

10.09.2019 - 17:54

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, është i apasionuar pas makinave dhe gjithmonë blerjet e tij të reja i ndan me ndjekësit në Instagram.

Së fundmi, ai ka treguar se ka marrë “një lodër” të re, e cila është super luksoze!

Në fakt, bëhet fjalë për një makinë të markës “Range Rover”, e cila mesa duket është marka e preferuar e këngëtarit.

Disa javë më parë ai i dhuroi gjithashtu bashkëshortes një makinë të tillë, ndërkohë që e ka edhe një vetë në ngjyrë të zezë.

Ermali zotëron edhe një Benz ngjyrë gri dhe mund të themi me plot bindje se makinat janë pasioni i tij i dytë, sigurisht pas muzikës!