MENU
klinika

Merr vendimin e rëndësishëm

Ermal Mamaqi shkëputet nga televizioni

06.09.2019 - 16:06

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan këto ditë në rrjet për largimin e Ermal Mamaqit nga “Tv Klan”, aktori ka reaguar pak më parë me një status të gjatë.

Veçse falenderon stafin e madh me të cilin ka punuar pa u lodhur, njofton edhe se ka menduar të bëjë një shkëputje nga televizioni.

Të paktën deri në muajin janar!

Mamaqi ka vendosur të merret me xhirimet e filmit të tij më të ri, të titulluar “I love Tropoja” dhe aktualisht po i përkushtohet kinematografisë dhe marketingut.

Megjithatë, ai s’lë pa përmendur faktin se po punohet për një emision të ri pas “Xing me Ermalin”, i cili me gjasa do të nisë transmetimin në muajin janar.

 

View this post on Instagram

 

Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë. Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente. Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television. Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut,montazhierët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin. Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin… Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë” Ju përqaputh të gjithëve.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin.
E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.
Kam marrë vendim të bëj një pauz të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë,të paktën deri në janar në programet televizive.
Karriera ime do të xhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.
Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.
Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut,montazhierët Vini dhe Pavjoli si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin.
Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite.
Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin…
Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”
Ju përqaputh të gjithëve.”- shkruan Mamaqi në foton me kastin e emisionit.

 

View this post on Instagram

 

Miq…Ky Film do jetë një thyerje brinjësh, dhe Tabush… Nuk e imagjinoni dot…??? I ❤ TROPOJA.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Kujtojmë se aktori ka lajmëruar se filmi i ri do të jetë super i veçantë dhe do të thyejë çdo tabu. Madje, pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe vetë Kryeministri Rama, i cili na ka habitur të gjithëve me pamjen e tij në film.