MENU
klinika

Ishujt Faroe 'kafshatë e lehtë' për Spanjën

Euro 2020/ Italia vuan por fiton ndaj Finlandës!

08.09.2019 - 23:39

Italia vuajti por arriti të merrte 3 pikë ndaj rivalit direkt të grupit, Finlandës duke i mundur me rezultatin 1-2.

Në minutën e 59 Immobile shfrytëzon një krosim të Chiesa duke shënuar me kokë. Finlanda gjen barazimin me anë të Pukki i cili shënoi me penallti.

Në minutën e 79 Jorginho shënon nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë italianëve 3 pikët.

Italia nuk ka asnjë humbje dhe në 6 ndeshje ka grumbulluar 18 pikë, ndërsa Finlanda merr humbjen e dytë duke vënë në dyshim kualifikimin.1

Spanja fitoi me lehtësi ndaj modestëve të Ishujt Faroe. Spanjollët nuk djersitën shumë në fitorën 4-0. Rogrido dhe Alcaser shënuan nga dy gola duke i dhënë 3 pikët Spanjës.

Spanja është me pikë të plota pa asnjë humbje, në 6 ndeshje, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e fundit me 0 pikë.