MENU
klinika

"Ishte e çuditshme që një shqiptare..."

Evi Reçi flet për punën që e ëma bënte në Greqi

18.09.2019 - 16:29

Evi Reçi është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi është angazhuar në fushën e moderimit të televizion.

Ndonëse ka lindur në Durrës, ajo më shumë ka jetuar jashtë, në shtetet fqinjë Greqi e më pas në Itali.

Detaje për jetën e saj, Evi i ka treguar ditën e sotme.

Ajo tregoi se se familja e saj dhe vetë Evi janë përshtatur mjaft mirë me kulturën dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar.

Mamaja e Evit punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për realitetin e emigrantëve të asaj kohe.

“Greqia… ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshme imazhi i shqiptarëve në atë kohë.”-tha Evi.