Facebook ka planifikuar të shtojë emrin e vetë në aplikacionet Instagram dhe WhatsApp duke i ribranduar në “Instagram from Facebook” dhe “WhatsApp from Facebook.”
Lëvizja është kontroverse sepse të dy aplikacionet lindën jashtë Facebook dhe kanë kultura të ndryshme korporatave mbi të cilat kanë ndërtuar suksesin dhe identitetin në sytë e konsumatorëve.
Themeluesit e aplikacioneve të fotove dhe komunikimit janë larguar nga Facebook në 2018-ën.
“Duam të jemi të qartë rreth produkteve he shërbimeve që janë pjesë e Facebook,” tha një përfaqësues i kompanisë.
Rrjeti social është nën hetim nga autoritetet Amerikane nëse Facebook ka ndërtuar një monopol. Dyshimet janë se Facebook mund të ketë blerë rivalët për të eliminuar kërcënimet nga jashtë dhe kërkuar dominimin në industri.
Ndryshimet në emërtim do të shfaqen në ekranet e kyçjes së aplikacioneve dhe në Apple iOS dhe Google Play Store sipas Facebook. Ndryshimet e emërtimeve janë paralajmëruar prej muajsh.