Prej disa javësh, në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur e “InTV”, Fatma Methasani, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Sipas burimeve, ajo do të largohej nga ekrani për këtë arsye, megjithëse deri tashmë nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme.
Në fakt Fatma është larguar përfundimisht nga “InTV”.
Kontrata e saj ka përfunduar në muajin qershor dhe moderatorja nuk ka pranuar ta rinovojë sërish, pavarësisht insistimit të drejtuesëve të televizionit.
Aktualisht, Fatma është drejtuese e një portali online dhe ende nuk dihet se ku do ta shohim në të ardhmen.
Prej disa kohësh, ajo ka nisur të pozojë me rroba të gjera ose duke mbuluar barkun, gjë që na ka shtyrë akoma më shumë të dyshojmë për shtatzëninë e saj. Megjithatë, mbetet ende të presim për lajme të reja nga moderatorja.