MENU

Shpërthen specialisti

Fermerët falsifikojnë qumështin, bllokohen 2 mijë litra

06.09.2019 - 09:03

Specialisti i bujqësisë Nazif Tivari ka ngritur një shqetësim për cilësinë e qumështit në vend.

Tivari i cili është administrator i kompanisë së njohur, “Mozzarella Italia” është shprehur në rrjetet sociale se ditën e djeshme 2000 litra qumësht janë kthyer mbrapsht.

Sipas tij kjo për shkak se fermerët falsifikojnë qumështin duke i shtuar sasi të mëdha uji.

‘Qumështi kishte 210 litra ujë i shtuar, i fallsifikuar, u shqetësova shumë duke dale komplet jashtë karakterit tim duke bërtitur, por edhe lot më dilnin nga ngashërimi’, rrëfehet ai, ndërsa shton se ministria e Bujsqësisë duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë problem shqetësues.

Mesazhi i plotë:


Sot u kthyen mbrapsht nga qendra e grumbullimit Qumeshtit 2000 litra qumesht

Qumeshti kishte 210 litra uje i shtuar , i fallsifikuar , u shqetesova shume duke dale komplet jashte karakterit tim duke bertitur , por edhe lot me dilnin nga ngasherimi

Pse ky vendi im keshtu ? Pse shtojne uje e kripe per te fallsifikuar qumeshtin ?

E vuaj shume jo per mua 45 vjet me industrine e perpunimit qumeshtit , por pse ku kam qene jashte emigrant ne fermat , as behej fjale jo per ujin , kripen , por flitej shume se cfar ushqimi i kane dhene kafshes e rrezja e prodhimit te djathit te dale sa me e lart

Po perpunuesi i qumeshtit punon per mbijetese, te perballo importin me djathera te lire e shtesa , te perballoj qumeshtin e fallsifikuar nga fermeret si ky rast , apo te perballoj gjobat si puna ime 69 vjec e duhet te punoj deri ne 75 vjec , per te lare gjobat e nje palo tatimori per dy fermere

A DUHET TE KETE NJE LIGJ PER NDJEKJE PENALE PER FALLSIFIKATORET E QUMESHTIT ME UJE ?

Kete e ka EU e duhet sa me shpejt edhe nga Min Bujqesise Edhe para viteve 90 ky ligj ishte pamvaresisht se nuk u zbatua asnjehere . Po Sot ?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja