MENU
klinika

Formula 1

Ferrari kryen “vetvrasje”, triumfon Hamilton!

29.09.2019 - 16:10

Një e diel e zymtë për Ferrarin (pas triumfit në Singapor), me skuadrën italiane që shpërdoron startin perfekt në Çmimin e Madh të Rusisë, duke humbur një garë që u duk se e kishte në kasafortë. Triumfon në Sochi Lewis Hamilton, të cilit fitorja i erdhi si dhuratë nga qielli.

Dy “kokëkuqet” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme garën, fale një strategjie perfekte të skuadrës, me Vettel që mori kryesimin që në fillim. Mirëpo makina e gjermanit shfaqi një problem teknik, me drejtuesit e garës që urdhëruan futjen në pistë të makinës së sigurisë, duke i dhënë mundësi Hamiltonit që të përfitonte, pasi nuk kishte bërë asnjë pit-stop dhe e pa veten i pari.

konica sportkonica sport mobile

 

Leclerc tentoi gjithçka për të parakaluar pilotin britanik, por në një pistë si kjo e Sochit ishte e pamundur, madje i dyti e kaloi vijën e finishit piloti tjetër I Mercedesit, Bottas.

Hamilton rikthehet te fitorja pas 3 garave, duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 322 pikë, 73 pikë më shumë se Botas dhe +107 nga Leclerc.