MENU
klinika

Mbetet i pamposhtur

Florian Marku triumfon sërish, mposht kundërshtarin çek!

21.09.2019 - 12:58

Florian Marku vazhdon suksesin e tij në karrierën e boksit teksa ka mposhtur çekun Miroslav Serban. Shqiptari arriti të fitonte ndaj kundërshtarit të tij me vendim unanim. Rezultati final i sfidës ishte 60-55 me shqiptarin që e dominoi kundërshtarin e tij në sallën e famshme në Londër “York Hall”.

Kundërshtari i Markut ishte jo i lehtë, pasi para ndeshjes me shqiptarin kishte një rekord prej 11 fitoresh dhe 3 humbjesh. Boksieri çek e shtyu Markun në limite duke e çuar ndeshjen në 6 raunde.

konica sportkonica sport mobile

Përkrahja e tifozëve shqiptarë nuk mungoi as në Londër mbrëmjen e djeshme. Dy prej tyre ishin dhe futbollistët e Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. Ata ndihmuan Markun të çojë në 5 numrin e fitoreve me asnjë humbje të regjistruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN