Gjithë pasagjerët që kanë në plan të udhëtojnë përmes Rinasit drejt Italisë dhe anasjelltas duhet të bëjnë kujdes me datë 6 shtator.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar përmes një njoftimi i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.
NJOFTIMI
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.
Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.