MENU
klinika

“Mili ju fut në grackë”

Fotografi i intimitetit në Teatrin e Metropolit

19.09.2019 - 15:41

     Teatri i Metropolit çel sezonin artistik me një koncert xhazi, kushtuar figurës së emrit dhe personalitetit të shquar shqiptar, fotografin me talentin e rrallë, Gjon Milit.

Mili, gjatë jetës artistike është vlerësuar nga shumë emra të njohur të kohës së tij. Ai ka qenë miku i Konicës, ndërkohë që një tjetër autor simbol i letërsisë, Sartri, është shprehur: Mili të fut në grackë… në fotografitë e tij jeni në luftë me veten, si të zënë në kurth.

 

 

“Mili, si mjeshtër dhe inovator i fotografisë, ka kontribuar në të gjitha fushat sociale dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara, por shumë e veçantë ka qenë lidhja dhe dashuria që ai ka pasur për muzikën xhaz”, thotë pianisti Andi Kongo.

Këtë Mili e ka dëshmuar me filmat e realizuara në vitet 1940-60, si: “Jammin the blues”, “Stompin for Mili” dhe “Improvisation”.

 

Me filmin “Jammin the Blues” ai arriti të bëhej një nga pionierët e videoklipit muzikor. Teknikat stroboskopike, dritë-hijet, intimiteti fotografik me muzikantët që interpretojnë në këta filma, studiohen ende sot dhe merren si bazë në kinematografinë botërore.

 

 

 

Mili ndikoi artistikisht në muzikën xhaz me fotografitë e realizuara nga ai, ku përfshihen: Duke Ellington, Lester Young, Count Basie, James P. Johnson, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Cosy Cole, Jo Jones, Billie Holliday, Charlie Parker, Coleman Haëkins, Gene Krupa, Buddy Rich, Dave Brubeck, Paul Desmond etj.

 

 

 

 

Formacioni muzikor “Blackie band”, do të sjellë tek publiku më 21 shtator, në ora 20.00, në sallën “Shekaspir” në “Metropol”, pjesë nga filmat e Gjon Milit, por edhe përpunime të muzikës tradicionale shqiptare dhe një vepër të kompozuar enkas për të. Ky formacion përbëhet nga Andi Kongo (piano), Ermal Rodi (saksofon), Emiljano Dhima (bateri), Arbin Alimeri (bas), Kejdi Barbullushi (kitarë), Elona Islamaj (vokal).

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një amanet që ka hyrë në historinë shqiptare

“Amaneti i Mitrush Kutelit” – Letra, drejtuar së shoqes…