MENU
klinika

Skandal me rrjetet sociale

Fotot dhe videot private në Instagram e Facebook s’janë vërtet private

15.09.2019 - 10:50

Fotografitë dhe videot e postuara në llogari private të Instagram-it dhe Facebook- ut nuk janë vërtet aq private sa mund të duken, përkundrazi janë tejmase të aksesueshme dhe të thjeshta për t’u shkarkuar dhe më pas publikuar nga miqtë dhe followers-at.

E gjitha kjo përmes një procedure fare pak minutëshe! Skemës në fjalë, e cila funksionon edhe me Story-t e Instagram-it i nevojitet vetëm një browser dhe HTML. Fill pas kësaj,e gjitha realizohet falë vetëm disa klikimeve.

Një përdorues mjafton thjesht dhe vetëm të inspektojë imazhet dhe videot e ngarkuara në faqe dhe më pas të marrë prej aty URL-në e burimit. Kjo URL tanimë puiblike, mund të ndahet me njerëz, të cilët nuk janë të loguar në Instagram ose nuk e ndjekin llogarinë private.

Falë disa eksperimenteve të bëra nga BuzzFeed’s Tech + News Working Group, JPEGs dhe MP4s, u vu re se të dhënat private në të vërtetë ishin lehtësisht të cënueshme. E thënë shkurt, ndonëse një llogari private ndalon qasjen e personave të palejuar për të qenë pjesë e saj, rregulli në dukje strikt është tepër i thjeshtë për t’u thyer.

E njëta gjë vlen edhe për imazhe ose video në Instagram, që pas 24 orëve janë fshirë. Duket se URL-ja e tyre është e vlefshme edhe për së paku dy ditë në vazhdim.

Si ndryshoi targa e makinës së Joe Biden?

Karakteristikat e limuzinës presidenciale

Një planet me të njëjtën madhësi sa të Jupiterit

Zbulohet bota që mendohej se nuk ekzistonte

Kompania përballet me hetime për praktikat e...

Google përsëri në shënjestër të Komisionit Evropian