MENU

Indinjohen kuqezinjtë

Francezët gabuan himnin shqiptar, UEFA hap procedim!

10.09.2019 - 18:39

Të shtunën e shkuar në “Stade de France”, ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të niste 7 minuta me vonesë.

Kjo erdhi pasi u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij shqiptar, gjë që solli indinjatën me të drejtë të kuqezinjve, që nuk deshën të vazhdonin deri sa situata u qetësua dhe u korigjua gafa e madhe.

UEFA, megjithatë, nuk e ka pritur mirë këtë ngjarje dhe ka vendosur që të hapë një procedim disiplinor.

Tani pritet të shihet nëse do të jetë një gjobë, sipas “L’Equipe” prej 100 mijë eurosh për federatën franceze të futbollit, osee dhe dënim të fushës.

Dënimi do të caktohet mes datës 19 shtator ose 17 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cikalleshi shënon golin e nderit!

Euro 2020/ Gjelat shkërmoqin Shqipërinë!