MENU
klinika

Detaje nga mbledhja

‘Furtunë’ në administratë, Rama jep urdhër të prerë nga Shkodra

20.09.2019 - 13:00

Në mbledhjen e koordinatorëve të PS-së për Veriun e Shqipërisë u pranua dorëheqja e 4 drejtuesve të administratës të qarkut Shkodër.

Kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së deklaroi përpara organizatorëve politikë të mazhorancës se 80% e drejtuesve lokal të Shkodrës do të largohen nga detyra.

Përveç ndryshimeve në administratën lokale të Shkodrës, në diskutim do të futen dhe çështja e buxhetit të bashkive të Veriut si dhe diskutimi për projektet e ardhshme.

Kohë më parë, në një tjetër mbledhje në Shkodër me koordinatorët lokal të PS-së në pjesën veriore të Shqipërisë, Rama deklaroi se drejtuesit administrativë meshkuj duhet të zëvendësohen me gra.