MENU
klinika

Gati fluturimet drejt Italisë

Balluku: Shqiponja e dytë tashmë në shtëpi!

30.09.2019 - 10:34

Shqiponja e dytë tashmë në shtëpi”, tha gjatë ditës së djeshme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke iu referuar avionit të dytë të “Air Albania” që pritet të nisë fluturimet në linjën me Italinë.

Avioni Migjeni është avioni më i ri i flotës së Air Albania. Ai është model Boeing 737 800, prodhim i vitit 2016.

Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill.

Avioni i parë i “Air Albania”, i cili ka marrë certifikimin pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian, do të pasohet nga Migjeni drejt Italisë dhe Lasgushi drejt vendeve të tjera europiane.