MENU
klinika

Qëndrimi i ri i opozitarëve

Gati për marrëveshje! Aleati i Bashës: Përgatisim platformën për bisedime

17.09.2019 - 13:40

Një qëndrim i ri i opozitarëve. Aleatët e PD-së, PR dhe LZHK janë gati për një marrëveshje dhe madje po përgatisin një platformë për bisedime.

Pa saktësuar se me kë do të bëhet kjo marrëveshje, aleati i Bashës, Dashamir Shehu është shprehur nga Ishmi se janë gati për një marrëveshje me kushte.

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime”, deklaroi Shehi, i cili ka treguar disa nga pikat e platformës së opozitës.

“Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.

Nga ana tjetër ai është shprehur se qëllimi i platformës është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.