MENU
klinika

Dyshimet e para

Gjendet kufoma e një personi në digën e lumit në Librazhd

09.09.2019 - 10:56

Në digën e lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot kufoma e një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, por dyshohet se është banor i zonës.