MENU
klinika

Deklarata e ministrit të brendshëm

Gjermania i ofron ndihmë Italisë për emigrantët

14.09.2019 - 10:51

Gjermania është e gatshme të marrë në një të katërtën e migrantëve që arrijnë në Itali nga deti, tha Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

“E kam thënë gjithmonë, që politika jonë e emigracionit është edhe humane. Ne nuk do të lemë njeri të mbytet. Nëse gjithçka mbetet si është rënë dakord, ne do të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det, para Italisë. Kjo nuk e rëndon politikën tonë të migracionit”, tha Seehofer për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”

Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia një çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi, “se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë.”

Horst Seehofer
Horst Seehofer

Vendet e Bashkimit Evropian duan të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për ndarjen e kujdesit për migrantët që arrijnë në brigjet e bllokut kur ministrat e brendshëm të takohen në Maltë në 23 shtator.

“Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera”, ka thënë Seehofer.

Italia dhe Greqia janë ankuar prej kohësh për mungesën e një zgjidhjeje të BE për ardhjet e emigrantëve.

Përpjekjet e BE-së për krijimin e një sistemi të kuotave kanë qenë të pasuksesshme, duke përmbushur rezistencën e ashpër nga shtetet lindore.

Rritja e numrit të emigrantëve që mbërritën nga deti gjatë muajve të verës kishte tensionuar marrëdhëniet midis shteteve të BE-së dhe anëtarit të saj Italisë.