MENU
klinika

Takimi me ambasadorin e ri

Kontributi në kohë i Gjermanisë, 1 miliard euro

12.09.2019 - 18:16

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë.

Gjatë takimit Balla i shprehu mirënjohje kryediplomatit gjerman për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë.

Sipas numrit dy të PS, Balla Gjermania mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Pata kënaqësinë të takoja Ambasadorin e ri të Gjermanisë zotin Peter Zingraf. Mirënjohje??? për ndihmën e pakursyer. Kontributet/investimet gjermane?arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë Europiane??????”, shkruan Balla.